Çka është IPTV

guide_iptv_1Me IPTV (Internet Protocol Television) nënkuptohet një metodë digjitale e transmetimit të programeve televizive dhe filmave, nëpërmjet një rrjeti digjital të të dhënave. Bazë e kësaj metode është protokolli i internetit IP. Deri më tani është metoda më e re e emetimit të televizioneve.

Për televizorët e gjeneratës së re High Definition Television (HDTV) nevojiten një intensitet i lartë i transmetimit të informatave (diku rreth 6-8 MBit/s).

Përndryshe IP TV është një lidhje e IP me një brez të gjerë që të dhënat i drejton në një Televizor. Përdoruese të IPTV janë Televizorët me rezonancë të lartë (HDTV), Video on Demand (VoD), Pay Per View (PPV) si dhe Digital Video-recorder (PVR)

Përparësitë e transmetimit IPTV në krahasim me teknologjinë e transmetimit të valëve televizive dhe llojeve të më përparshme janë:

  • Rrjedha kohore e programeve mund të individualizohet.
  • Me transmetimin digjital, kjo metodë sjellë një fotografi më kualitative se transmetimi analog i signaleve televizive.
  • Kyçja e veglave dhe shërbimeve ndihmëse digjitale si Videorekorderit apo Videotekave ( Video-on-Demand).
  • Përparësia e IPTV ndaj transmetimeve tjera digjitale (si DVB) është se programi transmetohet sipas kërkesës.
Share